Statusi i naftëtarit: si mund të aplikoni?

Për punonjësit e industrinë së naftës, aktualisht por dhe në të kaluarën, ka nisur prej datës 13/07/2017 procedura e aplikimit në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë për të përfituar statusin e naftëtarit. Me këtë status, punonjësit në të gjithë zinxhirin e prodhimit të naftës në vend përfitojnë rritje të pagës minimale me 50 për qind, e llogaritur ndryshe në 36 mijë lekë. “Është ngritur komisioni që ligji përcakton që fillon realisht të shqyrtojë dhe pajisë personat që përfitojnë sipas kategorive nga statusi i naftëtarit”, ka deklaruar Koli Bele, nga MEI. Rritja në masën e pensionit është në varësi të viteve të punës. Ndërsa mosha e daljes në pension ulet me 5 vite për burrat në 60 vjeç dhe gratë 55 vjeç. Përfitime do të ketë edhe sa i përket trajtimit mjekësor falas, brenda dhe jashtë vendit. MEI ka ngritur komisionin për shqyrtimin e aplikimeve, nderkohë që ka publikuar në faqen zyrtare te saj informacionin mbi dokumentacionin e nevojshëm që duhet të plotësojnë aplikantët. Bëhet e ditur se, ligji nuk përcakton afate për mbylljen e aplikimeve, duke e lënë të hapur mundësinë e përfitimit të statusit për të gjithë naftëtarët.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet