Suedia financon 3 mln euro për përmirësimin e sistemit të drejtësisë për të miturit

Suedia do të financojë 3 mln euro për të mbështetur autoritetet shqiptare për përmisimin e sistemit të drejtësisë për të miturit. Ky program i përbashkët shqiptar dhe suedez u prezantua në Ministrinë e Drejtësisë. Parashikohet që ky plan të zbatohet gjatë periudhës 2017-2020. Gjatë fjalës së saj ministrja e drejtësisë u shpreh për këtë projekt se:

“Të miturit për një kohë të gjatë kanë qenë viktima të keqzbatimit të vendimeve të gjykatave shqiptare si vendimeve të ashpra për shkak të mungesës së një sërë institucioneve të specializuara për trajtimin dhe integrimin e tyre në shoqëri. Këto objektiva konsistojnë në plotësimin e kuadrit nënligjor e ndjekur kjo gjithashtu me përshtatjen e mjediseve me pajisjet e posaçme për marrjen në pyetje të të miturve në sistemin penitenciar, në bashkëpunim edhe me Minsitrinë e Brendshme. Sfidë për vitin 2019, mbetet krijimi dhe funksionimi i Qendrës së Parandalimit të Krimit të të Miturve dhe të Rinjve".

Nga ana e tij, drejtuesi i Operacioneve Mbështetëse të Paqes dhe Seksionit të Bashkëpuninimit për Zhvillim Ndërkombëtar, Joakim Baltazarsson tha se programi suedez është bazuar në nevojat që janë shprehur nga agjencitë ligjzbatuese shqiptare dhe është hartuar në kontekst të reformës së sistemit të drejtësisë me qëllim përmbushjen e standardeve europiane për drejtësinë për të mitur.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet