Taksa për shtëpitë, ndryshimet në përllogaritjet e saj

Rreth 4 miliardë e 879 milionë Lekë ka arkëtuar buxheti i shtetit gjatë vitit 2017, nga mbledhja e taksës për shtëpitë, e cila faturohet nga pushteti vendor. Ekspertët thonë se në krahasim më vitin 2016, kjo taksë ka pësuar një rritje prej 201 milionë Lekë. Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së financave gjatë 10 viteve të fundit arkëtimi është rritur 4 herë më shumë se më parë.Pritshmëritë janë që këtë vit, arkëtimet nga kjo taksë të njohin një rritje të konsiderueshme si rrjedhojë e ndryshimit të mënyrës së përllogaritjes dhe mbledhjes së saj. Skema e re që pritet të nisë në fillim të muajit të ardhshëm parashikon ndryshimin e përllogaritjes së kësaj takse, nga vlera fikse te vlera e tregut. Për familjarët taksa pritet të llogaritet në 0.05 % të vlerës së ndërtesës ndërsa për bizneset, 0.15%.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet