Taksat, dhjetë pagesat e TAP

Tatimi mbi të ardhurat personale merret në momentin kur kryhen pagesat të cilat cilësohen si tatimi në burim. Janë rreth dhjetë pagesa për të cilat TAP vilet në momentin që bëhet pagesa. Çdo punëdhënës që paguan për punëmarrësin një pagë a shpërblim derdh TAP në favor të organeve tatimore, jo më vonë se data 20 e muajit pasardhës, të kryerjes së pagesës. Tatimi në burim është në masën 15%. Personi rezident i rregjistruar për qëllime tatimore, i cili kryen pagesat e parashikuara në nenin 33 të ligjit nr.8438, dt. 28.12.1998 "për tatimin mbi të ardhurat, i ndryshuar" deklaron dhe paguan tatimin e mbajtur në burim, në masën 15% të dhumave bruto të pagesave deri më dt. 20 të muajit tjetër. Përjashtim nga ky rregull bën deklarimi dhe pagesat e tatimit në burim për dividentët, faturat e palikuiduara për shpenzimet e shërbimeve teknike, konsulencë menaxhimi të faturuar nga persona të tretë, për të cilat nuk është paguar tatimi në burim.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet