Të huajt ndalohen të blejnë shtëpi në Zelandën e Re. Kriza e shtëpive po ndryshon ligjet e vendit

Ligji i cili ndalon të huajt të blejnë shtëpi në zelandën e re do të nisë në zbatim në fillim të vitit të ardhshëm, pasi vendi po përballet me krizën e shtëpive. Ky do të jetë edhe një testim për vende të cilat kanë probleme me numrin e paktë të shtëpive. Zelanda e Re do të lejojë vetëm ata të cilët kanë vizë dhe lejë qëndrimi për të blerë shtëpi. Kjo do të thotë që ata që vijnë në vend do të mund të ndërtojnë shtëpinë e tyre duke marrë më parë lejën e pronës.

“Ndalimi do të vihet në zbatim që prej fillimit të vitit 2018”, ka deklaruar Ministri i Banesave Phil Twayford. Ligji do të bëjë që të rritet çmimi i tokës dhe më pas i shtëpive në vend, nga ku kriza e banesave ka bërë që të rritet shumë edhe numri i të pastrehëve. Kryeministri i vendit Joacinda Ardern, deklaron se “blerësit e huaj nuk do të mund të blejnë shtëpi derisa ata të rritin numrin e personave të tjerë për të blerë ose ta ndryshojnë tokën për përdorim tjetër. Ata duhet të jenë në gjendje se do të kenë përfitim për vete dhe vendin”.

Çmimi i banesave është rritur me 57 për qind në krahasim me 5 vjeçarin e fundit, pasi vendi ka nisur të bëhet një destinacion shumë i preferuar për njerëzit shumë të pasur si dhe për investitorët kinezë. Rreth 40 mijë persona ose një për qind e popullsisë jetojnë jashtë sipas studimit nga universiteti i Yalës. Theksohet se do të bëhet lëshim për ata të cilët do të provojnë se do të rrisin të ardhurat e shtëpive, si përshembull duke rritur numrin e banorëve me një pronë të paluajtshme në mënyrë që atë ta shesin më pas.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet