Rapiscan, Avokatura pritet ti japë OK projektligjit

Bizneset do të paguajnë 22 Euro për çdo deklaratë doganore nga 39 Euro që ishte më përpara

HERMESNEWS - Qeveria ndryshon ligjin e marëveshjes për Rapiscan. Kjo sepse shumë biznese ishin ankuar për pagesat e dyfishta në dogana. Avokatura e shtetit do ti hapë rrugë zbatimit të projektligjit. Bizneset paguanin deri tani një tarifë shërbimi skanimi dy herë, çuditërisht, për të njëjtin mall në doganë. Përjashtimi nga pagesa bëhet për mallrat e vendosura në regjimin tranzitit, mallrat që dalin nga regjimi i magazinimit doganor drejt një destinacioni tjetër doganor, me përjashtim të rieksportit, mallrat që hynë në magazinat e lira dhe mallrat që dalin nga magazinat e lira më proçedurë rieksporti, asgjësimin e mallrave nën kontroll doganor, shkatërrimi i mallrave pas regjimit të përpunimit aktiv me rimbursim, mallrat që vendosen në qarkullim të lirë pas vendosjes në regjimet doganore pezulluese dhe mallrat (produktet kompensuese) të përfituara nga regjimi i përpunimit aktiv me destinacion rieksportin e transferimet nga një regjim pezullues në tjetrin, importet rastësore të mallrave më natyrë jotregtare (deklarata të thjeshtëzuara) BV. Bizneset do të paguajnë 22 Euro për çdo deklaratë doganore nga 39 Euro që ishte më përpara.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet