Vendim i ri, punëdhënësit duhet të shpërblejnë punëtorët për vaktin që konsumojnë gjatë punës

Qeveria ka marrë një vendim të ri mjaft lehtësues për të gjithë punëtorët. Kompensimin e vaktit të ushqimit që punëtorët konsumojnë në punë. Nëse punëdhënësit, për arsye të kushteve apo të organizimit të punës, nuk mund të sigurojnë lokal për ngrënie, me kushte higjienike të pranueshme duhet t’i shpërblejnë punëmarrësit për ushqimin që konsumohet gjatë pushimit në ndërmarrje. Referuar vendimit, kompensimi do të jetë nga 300 deri 500 lekë për vakt. Ky shpërblim i detyruar mund të jepet si kupon (për ta blerë diku), ushqim ose mall. Në raste të veçanta, kur nuk ekzistojnë mundësitë për dhënien e shpërblimit në asnjë nga këto forma, punonjësit i jepet shpërblimi në para dhe ky shpërblim, për efekte fiskale, trajtohet si paga. Përveç kësaj, punëdhënësi në vendiin e ri, duhet ti sigurojë edhe strehim punëtorit, nëse për shkak të largësisë ai nuk mund të rikthehet aty ku banon.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet