Vendorët, ku do t'i gjejmë fondet për investime ?

Transferta e pakushtëzuar 2016, nuk kënaq nevojat për investime në bashkitë. Zhvillohet sot takimi konsultativ për decentralizimin fiskal

TIRANE - Formula e re e transfertës së pakushtëzuar 2016, parashikon rritje të fondit për bashkitë nga 5,5% në 6,5%, bëri të ditur sot ministria e Financave, por kjo nuk kënaq nevojat. Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, kërkoi rritjen me 3.5 % të masës së transfertës së pakushtëzuar duke e çuar atë në 10 % nga 6.5 % që propozohet. Aktualisht 90 % e fondit për pushtetin vendor shkon për shpenzime operative dhe vetëm 10 % për investime. Kërkesa e Dakos u mbështet edhe nga krerët e tjerë të pushtetit vendor. Por rritja e transfertës është parë e arsyeshme të rritet vetëm me 1%. Ministri i financave Shkelqim Cani siguron krerët vendorë se funksionet e reja që do të kalojnë drejt tyre në vitin 2016 do të shoqërohen me fonde të tjera si ai për Zhvillimin rural, plus të ardhurat nga taksat. Takimi konsultativ për decentralizimin fiskal u organizua nga Ministria e Financave, ajo Pushteti Vendor, projekti i USAID-it për planifikimin dhe qeverisjen vendore si dhe programi për decentralizimin dhe zhvillimin lokal financuar nga qeveria zviceriane.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet