Viti 2018: TVSH për gjithë bizneset, taksë e re e pronës

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, Ministri i ekonomisë, Arben Ahmetaj, informoi mbi paketën fiskale që do të shoqërojë buxhetin e vitit 2018. Vitin që vjen do të përfshihen në skemën e TVSH të gjitha bizneset, duke nisur që nga ato me xhiro zero. Janë perreth 80 mijë biznese, duke përfshirë edhe ambulantët. Paketa fiskale e 2018, sjell edhe vendosjen e taksës për pronën, cila ka qenë një kërkesë e FMN. Kjo taksë nuk do të jetë fikse, por do të logaritet në bazë të vlerës së shtëpisë sipas tregut. Ministri Ahmetaj, tha se se kjo taksë do të rrisë të ardhurat e pushtetit vendor. Paketa fiskale për 2018 ka për qëllim të sjllë rritje ekonomike, me 4.5% dhe do të ndihmojë që borxhi publik do të ulet deri në 2%- theksoi ministri i ekonomisë Arben Ahmetaj.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. dashmir ramolli  e Martë 10 Tetor, 2017

    Perpara se te ngresh taxen shteti duhet te pyese ku punon cfare ha. Te jape pastaj te vjele taxat. Ne pa pune dhe pa buke kerkon taxe.? Te largohen njehere e mire nga pushteti te gjithe pa prejashtim jane kriminela dhe nuk e duan shqiperine .