Warren Buffett

Warren Buffett bëhet aksionisti i parë i Bank of America

Warren Buffett ia del përsëri me konglomeratin e tij Berkshire Hathaway. Pas falimentimit të operacionit Oncor, orakulli i Omaha-s është bërë aksionisti i parë i Bank of America, duke ushtruar përmes holding-ut të vet të drejtën për 700 milionë tituj, të privilegjuar të fituara pas krizës së fundit financiare. Miliardari kishte deklaruar në fund të Qershorit qëllimit e veta për t'i konvertuar në aksione warrantet e fituara me çmimin prej 7.14 dollarësh 6 vite më parë. Tani që aksionet e institutit vlejnë 23.58 dollarëm investimi i tij vlerësohet rreth $16 miliardë e gjysëm. Berkshire bëhet kështu aksionisti më i rëndësishëm i bankës së dytë dhe të tretë më të madhe në vend, Bank of America - Wells Fargo & Co.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet