Zona më e madhe e prodhimit të gështenjave në Ballkan ndodhet në veri të shqipërisë

Tropoja do të shpallet zonë e mbrojtur

TIRANË - Agjencia kombëtare e zonave të mbrojtura po përgatitet që t’i jap statusin “Zonë e Mbrojtur” tropojës, me qëllim mirëmenaxhimin e sipërfaqes së kultivuar me gështenja. Masivi i gështenjave atje merr edhe vlerën e një parku turistik, ku shumë vizitorë kuriozë ngjiten drejt tij edhe për turizmin e natyrës, të sportit apo ekoturizmin. Fruti i gështenjës është edhe një vlerë e shtuar në ekonominë e zonës ku rritet, dhe ka një vlerë tepër të rëndësishëm për eksportin shqiptar. Rrethi i Tropojës ka masivin më të madh të gështenjave në Ballkan, duke u shtrirë rreth alpeve përmbi qytetin e Bajram Currit, bjeshkëve deri në Dragobi dhe vijon me masivin e vargmaleve të Shkelzenit deri në njësinë administrative të Lekbibajt. Masivi i gështenjës në Tropojë zë një sipërfaqe mbi 2400 ha me rendiment mesatar rreth 40 kg për rrënjë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet