Aksident në Korçë, përfshihen makinat e eksortës së kryeministrit

Makinat e eskortës së kryeministrit janë përfshirë në një aksident ndërkohë që po mbërrinin më mbledhjen e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Maliq-Korçë pranë fshatit Bulgarec ku janë përfshirë 4 automjete, dy prej të cilave i përkisnin eksortës së kryeministrit. Kjo përplasje ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së mjetit tip “Ëolksëagen” që udhëtonte në krah të kundërt me eskortën, ku ka goditur makinën tip “Range Rover” e më pas makinën e 4-t në radhë të eskortës, e cila ka dalë nga rruga. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre punonjës të Gardës Klodian Llaka, Erion Musai dhe Shkëlqim Pojana, të cilët po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi i posaçëm hetimor, i drejtuar nga Prokuroria po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet