Aksident rrugor në Shkodër: makina përplas motorçiketën

Tjetër aksident në aksin rrugor Shkodër-Velipojë. Makina e cila drejtohej nga një polic është përplasur me një motoçikletë duke shkaktuar vdekjen e 60 vjeçarit që drejtonte mjetin me dy rrota. Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 01:15 të mëngjesit të sotëm (26 korrik 2017). “Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe konstatuan mjetin tip ‘’OPEL’’, me targa AA798FI me drejtues mjeti Përparim Papa, i cili ishte përplasur me mjetin motorçikletë tip ‘Yamaha’ me targë SH 807 B. Për pasojë humbi jetën shtetasi P. P. 60 vjeç, banues në fshatin Baks, Velipojë” – informon policia e Shkodrës. Policia arrestoi në flagrancë 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë oficer i Policisë në Sektorin e Qarkullimit Rrugor, Komisariati Policisë Malësi e Madhe. Ai akuzohet për “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/3 të Kodit Penal.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet