Aksident rrugor, pesë të plagosur në aksin rrugor Gjirokaster - Teplenë

Pesë veta kanë mbetur të plagosur sot në një aksidentin rrugor që ndodhi tek "Serat e Mashkullores" në aksin rrugor Gjirokaster - Teplenë. Mjeti tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin A.A, me targa SR 8185 B, ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal. “Për pasojë janë dëmtuar 5 shtetasit që ndodheshin në mjet, drejtuesi i mjetit shtetasi A.A dhe pasagjerët Sh.A, V.A, K.A dhe F.P, banues në Sarandë” informon policia e Gjirokastrës. Të dëmtuarit janë transportuar për në spitalin Rajonal “Omer Nishani”. Tre prej të plagosurve janë më rëndë. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet