Aksidentohet ambulanca, vdes djali që po shoqëronte nënën e sëmurë

Ambulanca që po trasportonte të sëmurën 84 vjeçare drejt spitalit të Shkodrës, ka pësuar aksident, duke shkaktuar vdekjen e djalit të nënës së sëmurë. Viktima është shtetasi 42 vjeçar Afrim Dani nga Burreli. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Skuraj të Kurbinit. Djali që humbi jetën po shoqërontë nënën e tij të sëmurë 84 vjeçare drejt spitalit. Mësohet se shkak i këtij aksidenti fatal ishte gjendja e keqe në rrugë për shkak të lagështirës dhe shpejtësia e ambulancës për të mbërritur sa më parë në destinacion.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet