Arrestohet 26 vjeçari nga Kosova

Një shtetas nga kosova, që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, është vënë në pranga nga Policia kufitare. Bëhet fjalë për Arjan P., 26 vjeç, lindur në Gmunden Austri dhe banues në Mitrovicë, Kosovë. Ky shtetas u kap në hyrje të PPK.Morinë, ku gjatë regjistrimit në sistem, rezultoj me status 'Arrest', lëshuar më datë 03.01.2018 nga NCB Vienna Austri, për veprën penale "Trafik të lëndëve narkotike. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet