Arrestohet 31 vjeçari në Gjirokastër, trafikonte vepra antikiteti

Shërbimet e Policisë Kufitare të Kakavijës, gjatë patrullimit në kufirin jeshil, kanë konstatuar dhe kapur në flagrancë një shtetas i cili po tentonte të hynte në territorin shqiptar nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek në mënyrë të paligjshme.

Gjatë kontrollit fizik të bërë këtij shtetasi, shërbimet e Policisë Kufitare, kanë konstatuar se në çantën e krahut kishte sende të ndryshme antike prej metali, argjendi e bronxi.

Menjëherë shërbimet e Policisë Kufitare kanë njoftuar Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve n të cilët në përfundim të veprimeve të para hetimore kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua çanta me sendet e ndryshme antike .

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit” dhe “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”, parashikuar nga nenet 297 dhe 138/a të Kodit Penal.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet