Arrestohet 60 vjeçarja, mbante prostituta në lokal

Një 60-vjecare është arrestuar me akuzën për veprën penale “shfrytëzim prostitucioni” dhe “mbajtja e lokaleve për prostitucion”. Rolanda Qose dyshohet se përdorte lokalin në pronësi të saj për të zhvilluar aktivitetin e prostitucionit. Ajo I sigurtonte klientëve femra duke vënë në dispozicion lokalin e saj. Së bashku me tutoren u arrestuan shtetësja me iniciale M.Gj dhe shtetasi E.M të cilët u kapën në flagrancë nga policia në lokalin në Vaqarr të zonës së Tiranës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet