Bie suvaja në shkollë, lëndohet mësuesja

Në shkollën 9-vjeçare "Osman Myderizi" në kryeqytet ka rënë suvaja e tavanit në një klasa. Incidenti ka ndodhur në momentin kur zhvillohej mësim, ndaj si pasojë një mësuese është lënduar. Ajo është dërguar menjëherë për në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Mësuesja që mbeti e dëmtuar është shtetasja me iniciale E. P. Asnjëri prej nxënësve nuk është lënduar.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet