Blinin në Gjermani, deklaronin çmime fiktive në doganën shqiptare. Një milionë Euro dëm shtetit: arrestohen dy burra

TIRANË - Një rast kontrabande është zbuluar nga Prokuroria e tiranës dhe sektori i hetimit në Drejtorinë e përgjithshme. Dëmi që i është shkaktuar shtetit kap shifrën 1 milionë Euro. Gjovalin Ndoj dhe Paulin Preçi, administratorë të kompanisë së lojërave të fatit Saturn Games, gjykata i dha sot masën e sigurisë arrest me burg në mungesë. Ata blinin lojëra elektronike në Gjermani e Slloveni dhe i deklaronin pranë autoriteteve doganore me çmime të ulëta, për të mos paguar taksa. Vetëm gjatë viteve 2011 - 2012 tyre, kishin blerë shumë makineri në në Gjermani dhe Slloveni. Në thuajse të gjitha rastet, këto blerje janë deklaruar dukshëm shumë herë më të vogla pranë autoriteteve shqiptare, krahasuar me faturat origjinale të blerjes, të cilat janë përfituar në bazë të letër - porosive të Prokurorisë shqiptare dhe kërkesave për ndihmë zyrtate të Drejtorisë së përgjithshme të doganave, drejtuar autoriteteve gjyqësore dhe doganore gjermane dhe sllovene. Përfaqësuesi i Saturn Games, Paulin Preçi, në vitin 2011 ka realizuar 7 hyrje malli në degën doganore Tiranë, të cilat nga hetimi, rezulton se janë të gjitha të shoqëruara me dokumente blerjeje të fallsifikuara. Po dhe Gjovalin Ndoj, në vitin 2012, ka realizuar 10 hyrje malli në degën doganore Tiranë, me dokumente blerjeje të fallsifikuara. Dëmi i shkaktuar është rreth 15 milionë lekë të reja (rreth 1 milion euro).

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet