Burri nuk pranon divorcin, vret gruan dhe veten

SARANDË - Në ditët e para të këtij viti, Afrim Uzo 50 vjeç, hyri brenda dhomës ku ndodhej ish gruaja e tij dhe vajza 22 vjeçare. Cifti ishte duke u divorcuar, dhe ai nuk jetonte më me të bijën dhe gruan Liljana Uzo, 45. Aty ka filluar një debat i ashpër mes çiftit. Pas kësaj një breshëri e fortë arme, kallashnikov. Gruaja vdes, burri vret veten. Djali 20 vjeçar i familjes, ndodhet në spital së bashku me të motrën, e cila ndodhet në trajtim mjekësor. Nuk dihet nëse dhe ai ka parë vrasjen. Policia pritet të japë detaje të tjera.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet