Dërgonin sirianë në Mal të Zi, dy persona në pranga

Policisë i ikën një 24-vjeçar, shpallet në kërkim

Dy shtetas janë arrestuar në flagrancë dhe një tjetër është shpallur në kërkim me akuzën e trafikut të emigrantëve në drejtim të Malit të Zi. Policia bën me dije se janë vënë në pranga Aldo Ukaj, 32 vjeç, banues në lagjen "Manush Alimani", Shkodër si dhe Alfonc Capi, 28 vjeç, banues në Vaqarr Tiranë, ndërsa është shpallur në kërkim një 24-vjeçar nga Tirana. Policia sqaron se arrestimi i Aldo Ukajt u bë pasi në rrugën Lezhë – Shkodër në vendin e quajtur Ura e Baçallekut u kap duke transportuar me mjetin tip "Dacia" 5 shtetas sirianë për në Malin e Zi.

Ndërkohë, edhe shtetasi tjetër u arrestua po në Shkodër, duke transportuar shtetas sirian në bashkëpunim me 24 vjeçarin G.G. Policia bën me dije se Alfonc Capi me mjetin tip "Renault" kishte 4 shtetas nga Siria, ndërsa në afërsi të Urës së Baçallekut u gjetën të braktisur edhe 6 shtetas të tjerë të tjerë të së njëjtës familje. Në këtë zonë ka zbritur dhe është arratisur edhe 24 vjeçari. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër , në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” e kryer në bashkëpunim.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet