Dibër, shpërthen sasia e tritolit në banesë

Një shpërthim me lëndë plasëse tritol, ka ndodhur mbrëmjen e djeshme brenda rrethimit të një banese në Dibër. Ngjarja ka nodhur rreth orës 20:00 në fshatin Pjeçë në pronësi të shtetasi Z.S. Si pasojë e shpërthimit nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Gjithashtu është dëmtuar mjeti tip BMW që ndodhej në oborrin e shtëpisë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit të gatshëm ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet