Digjet makina e biznesmenit, dyshohet të jetë e qëllimshme

Një automjet është djegur gjatë natës së kaluar në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Hajro Çakërri në vendin e quajtur Xhamia, ku makina ka qenë e parkuar. Mjeti “Benz”, tip “Fuoristrade ML” me targa AA 777 KP i përket një biznesmeni ndërtimi në këtë qytet. Pronari imakinë shtetasi Eduar Alikaj, dyshohet ti jetë djegur qëllimisht automjeti për shkak të konflikteve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkaqeve të djegies së mjetit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet