Dy arrestime për vjedhjen e energjisë elektrike në Tiranë

Vjedhja e energjisë elektrike është sërish në qendër të kronikave. Policia ka arrestuar sot 53 vjeçarin Ndoc Prroni, banues në Tiranë, nën akuzat për 'vjedhje të energjisë elektrike'. Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me task-force. Brenda banesës së 53 vjeçarit u gjet një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Policia arrestoi dhe Xhemail Tocin, 60 vjeç, banues në Tiranë, pasi në biznesin privat në pronësi të tij, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike që e furnizonte. Materialet proçeduriale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike” parashikuar nga neni 137 i Kodit Penal.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet