Elbasan, godet me thikë të vëllain për motive të dobëta

Fatmir Bakalli 56 vjeç ka goditur me thikë vëllain e tij Shpend Bakalli për motive të dobëta. Mësohet se pas një konflikti nisur edhe më herët, shtetasi Shpend B. ka hyrë në shtëpinë e të vëllait i nervozuar. Më pas i ka thyer derën ka ushtruar dhunë ndaj kunatës. Ndërkohë i vëllai Fatmir B. ka marrë thikën dhe e ka goditur në trup. Menjëherë 56-vjeçari është transportuar për në spitalin e Elbasanit. Grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale thikën me të cilën shtetasi Fatmir Bakalli dyshohet të ketë goditur vëllain e tij shtetasin Shpendi Bakalli. Gjithashtu uniformat blu, pas marrjes së ndihmës në Spitalin e Elbasanit kanë arrestuar dhe vëllanë tjetër Shpend Bakalli.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet