Emergjencat civile shpëtojnë dy barinj që ndodheshin në majë të pemës prej orësh

Emergjencat Civile kanë vijuar operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat ku situata është më e vështirë për shkak të përmbytjeve. Në orët e vona të mbrëmbjes së djeshme, ku gjendja ishte më e përkeqësuar për shkak të shirave, emergjencat civile kanë përfunfuar me sukses një mision. Në Sarandë, u gjetën dhe u shpëtuan në majë të një peme në errësirë dhe në një situatë shumë të rrezikshme, dy barinj që kishin humbur lidhjet prej orësh. Situata më e vështirë vijon të mbetet prurja ekstreme e lumenjve Vjosë, Osum, Seman dhe Shkumbin.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet