Grabisnin dhe kërkonin para: në pranga dy të rinj

Grabisnin dhe më pas kërkonin para. Ka ndodhur në Tiranë në lagjen Yrshek. Policia arrestoi të shtunën dy të rinj, Enea Duraj, 26, dhe Renato Toska, 28, që kishin grabitur dhe kanosur shtetasin më iniciale R.S për shumën €10,000. Ata i kanë marrë një sasi monetare dhe disa sende të cilat ky shtetas i mbante në çantë. Nga hetimi rezultoi se këta shtetas, më pas e kanë kanosur shtetasin R. S., me qëllim përfitimin e shumës monetare prej 10,000 Euro. Forcat operacionale kanë ndërhyrë në momentin e dorëzimit të kësaj shume monetare, duke i arrestuar në flagrancë të dy, ndërsa kanë shpallur në kërkim E. H., 31 vjeç. Gjatë kontrollit janë sekuestruar €5000 dhe L300,000. Ata akuzohen për "Vjedhje me dhunë" e kryer në bashkëpunim dhe “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet