''Heshtja e zgjatur'' zbulon si nusja helmoi vjehrrën me fostoksinë

Policia: Burri i viktimës dhe kushërinjtë e tij nuk treguan vrasjen për një vit

Nusja helmoi vjehrrën me fostoksinë, ndërsa burri i saj dhe kusherinjtë e tij nuk e treguan krimin duke e mbajtur për gati një vit të fshehur deri sa policia dhe prokuroria zbardhi këtë krim brenda familjes.

Pas një pune të policisë së Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda, u finalizua me sukses operacioni "Heshtja e Zgjatur", si rezultat i të cilit u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe ekzekutimi i masave të sigurimit personal "arrest ne burg" të lëshuara nga Gjykata për Krimet e Rënda për Marjana Cmeta, 21 vjeç, banuese në Tiranë për veprën penale “vrasje për shkak të marrëdhënies familjare, Agim Lamit, 50 vjeç, Hysen Shehu 45 vjeç dhe Arben Saliu, 41 vjeç të tre për veprën penale moskallëzim krimi.

Sipas policisë ky operacion erdhi si rezultat i punës profesionale të pandërprerë duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara si dhe provat e administruara nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 30 Prill 2017, në zonën e ish-Frutikulturës, Kamëz, ku është gjetur e pajetë në banesën e saj Lirie Lami 48 vjeç.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se autore e dyshuar e vrasjes së kësaj shtetaseje, është shtetasja Marjana Cmeta, në atë kohë bashkëshortja e djalit të viktimës. Shkak i vrasjes dyshohet të jenë mosmarrveshjet e shpeshta mes autores së dyshuar dhe viktimës. Ndërkohë që Agim Lami (bashkëshorti i viktimës), Arben Saliu (kushëriri i Agimit ) dhe Hysen Shehu kanë qenë në dijeni të ngjarjes së ndodhur dhe autorsisë së saj, dhe nuk kanë kallëzuar pranë organeve kompetente duke fshehur ngjarjen.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet