I dehur dhe me një shpejtësi 185 km/orë në rrugën Tiranë-Durrës

Shoferi rrezikon jetën e policit kur ndalon makinën, arrestohet

Fundjava në akse kryesore por edhe ato dytësore ka numër të madh të punonjësve të policisë rrugore të cilët kanë një qëllim, parandalimin e aksidenteve rrugore të shkaktuara nga shpejtësia tej normave dhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur.

Mbrëmjen e të shtunës policia ka regjistruar në radar shpejtësi që mund të cilësohen "skëterr". 134, 173 dhe 185 km/orë janë disa nga shpejtësitë me të cilët lëvizin shoferët në autostradën Tiranë-Durrës. Policia rrugore ka pezulluar 16 leje drejtimi brenda 2 orëve në këtë aks.

Njëri prej shoferëve ishte me shpejtësi 185 km/orë, as sa kur ka ndaluar ka rrezikuar edhe oficerin e policisë rrugore. Gjithashtu në rrugët e brendshme të Tiranës Policia ka kryer kontrolle edhe me aparat matës Drager, për të zbuluar shoferët që konsumojnë alkool.

14 shoferë drejtonin makinën nën efektin e alkloolit, ndërkohë që 4 të tjerë janë qenë të dehur dhe janë arrestuar nga policia. Njëri prej shoferëve nuk i është bindur urdhrit të policisë, forcat 'Shqiponja' janë vënë në ndjekje të tij, ku pas testit të alkolit ai u arrestua pasi ishte i dehur.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet