I ngacmoi gruan, burri e vret me çifte në lokal

Një 42-vjeçar ka mbetur i vdekur për shkak të një konfliki me pronarin e lokalit. Shtetasi Admir Llupo është qëlluar për vdekje nga Petrit Toromeni, në orët e vona të mesnatës, në një lokal pranë qytetit të Divjakës. Viktima ka qenë duke pirë në lokalin e autorit në qendër të fshatit Goriçaj. Më pas në gjendje të dehur ka nisur të ngacmojë bashkëshorten e pronarit të lokalit, e cila punonte aty. Pasi kanë debatuar fillimisht me fjalë, autori ka marrë çiften dhe ka qëlluar 42 vjeçarin. Sipas policise viktima ishte person me precedentë të mëparshem penal. Ai kishte disa muaj qe kishte dale nga burgu ku kishte kryer denimin prej 15 vitesh per shfrytezim prostitucioni. Autori është arrestuar ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet