ISIS mesazh shqiptarëve: ke kohë mjaftueshëm për të blerë një thikë dhe për t'i vrarë ata

Festat e fundvitit dhe në veçanti Krishtlindjet janë shënjestra kryesore për sulmet e ISIS. Vitin e kaluar 12 persona u vranë dhe disa dhjeta të tjerë u plagosën ër shkak të sulmit natën e krishtlindjeve në Berlin. Shteti Islamik i ka dërguar këtë vit mesazh propagandistik shqiptarëve duke i shtyrë të bëjnë sulme. “Ti ke kohë të mjaftueshme për t’u pajisur me makinë për t’i shtypur turmat e tyre, ose për të blerë një thikë për t’i goditur ata, ose për të mbushur pushkën tënde me armatim. E nëse këto nuk pranohen nga shpirti yt, hy në turmën e tyre dhe bërtit: ‘Allahu është më i Madhi'", mbyllet thirrja propagandistike e organizatës terroriste", shkruhet në mesazhin e ISIS drejtuar shqiptarëve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet