Identifikohet kufoma ne lumin Mat

Identifikohet kufoma e gjetur në anën e shtratit te lumit Mat midis fshatit Suç dhe Klos.

Në anën e shtratit të lumit Mat midis fshatit Suç dhe Klos në vendin e quajtur " Rrasa e Kukes", është gjetur trupi i pajetë i shtetasit Agim Cani , 56 vjeç, nga fshati Unjate Bashkia Klos, me banim ne Tiranë.

Nga veprimet e para të kryera nga grupi hetimor dhe eksperti mjeko- ligjor nuk është konstatuar asnjë dëmtim fizik nga ndonjë veprim kriminal.

Dëmtimet sipërfaqesore në pjesë të ndryshme të trupit i ka si pasoj e përplasjes së rrjedhës së lumit.

Nga veprimet hetimore te kryera rezultoi se shtetasi Agim Cani , ishte i divorcuar dhe vuante nga depresioni.

Ku rreth tre muaj më parë ka tentuar të djegë veten me benzinë.

Shkaku i vdekjes si pasoje e mbytjes në lumë.

Te gjitha veprimet proceduriale janë kryer nën drejtimin e Prokurorit. /komunikate/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet