Imami bëri thirrje për të mos festuar pavarsinë, nis procedimi penal

Gjatë festive të nëntorit, Imam Armand Ali, ka botuar një shkrim në faqen e tij në facebook, ku kërkonte të mos festohej kjo datë pasi ishte kundër rregullave të islamit. Ja shkrimi i plotë: “Festa e Pavarësisë dhe festat e tjera kombëtare nuk i lejohen myslimanit që t’i festojë e as të urojë për to pasi nuk ka asnjë argument fetar që ta lejojë një veprim të tillë. Gjatë gjithë kësaj historie të gjatë islame me shtete dhe perandori që njohën zgjerime dhe tkurrje të ndryshme askush nuk festoi festa të tilla. Kjo tregon se ky lloj festimi ju imponua myslimanëve nga jobesimtarët.Nëse dëshiron të jesh besimtar i vërtetë, shko në gjurmët e të parëve të cilët jetonin me Islam 24 orë në ditë përgjatë 12 muajve të vitit. E nëse dëshiron të jetosh si diçka tjetër, ke opsione të zgjedhësh sa te duash por mos harro atë ditë kur të kthehesh tek Allahu, e pastaj gjithkush do të shpërblehet për atë që veproi e askujt nuk do ti bëhet padrejtësi”, u shpreh imami një dita para festës së pavarsisë. Pas reagimeve të shumta në rrjetet sociale, ka reaguar edhe drejtoria e anti-terrorit në policinë e shtetit e cila ka nisur një procedim penal ndaj tij nën akuzën: “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”. Materialet janë referuar në Prokurori duke i cilësuar si thirrje në kundërshti më ligjin dhe Kushtetutën.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet