Durrës, kapen 11 kg drogë të fshehura në krevatin e shoferit të kamionit

Policia Kufitare e Portit Durrës godet një tjetër tentativë të trafikut ndërkombëtar të drogave të forta. Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Durrës, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, gjatë kontrollit në vijën e dytë të kamionave rezultoi se në kabinën e kamionit "MAN", me targë AA 943 OO nën krevatin e shoferit në një vend të fshehtë pas kontrollit të imtësishëm me qenin antidrogë dhe fibroskop u gjetën disa pako me lëndë të dyshuar Heroinë. Kamioni drejtohej nga shtetasi Bujar Shazivari, 63 vjeç, banues në Durrës. Policia ka sekuestruar menjëherë lëndën narkotike dhe ka arrestuar poseduesin e saj njëkohësisht edhe drejtuesi i kamionit. Kamioni me ngarkesë 15 koli me qese plasmasi ishte me destinacion Firenzze-Itali. Njëkohësisht është shkëmbyer informacion në kohë reale me homologët Italianë për të zhvilluar hetime të përbashkëta në lidhje me këtë rast. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet