Kapen trafikantët, shpërndanin kokainë me pica

Operacioni policor "Pizza Porosi" ka çuar në arrestimin e tre trafikantëve të cilët shpërndanin drogë me motorë, nëpër Tiranë. Së bashku me trafikantët policia sekuestroi drogë, fisheke, para, dhe celularë. Të arrestuarit janë Gersi Ceca, 28, Renaldo Dalipi, 25, dhe Albian Avdo, 28. Të tre banues në Tiranë. Ata të tre shpërndanin kokainë në zona të ndryshme duke përdorur motorin e picerisë ku punonin.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet