Elbasan

Kapet banda e hajdutëve në Elbasan, mes tyre dhe një e moshuar

Policia në Elbasan ka arrestuar tre persona të cilët u akuzuan për vjedhje në këtë qytet. Bëhet fjalë për Oltion Beshirin, 36 vjeç, banues në Elbasan, i cili akuzohet për katër vjedhje gjatë muajit Mars. Irini K, 62 vjeçe dhe Marjus Hoxhalli, 30 vjeç banues në Korçë. "Arrestimi i tyre, u bë pasi në Lagjen 5 Maji, në bashkëpunim me njëri - tjetrin janë kapur duke vjedhur në një supermarket në pronësi të shtetasit S.D., banues në Elbasan", thotë policia. Vjedhjet e dokumentara të shtetasit Oltion Beshiri. Më datë 26.03.2018 në Lagjen “Dyli Haxhire” ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit Ll.G. Më datë 13.03.2018 gjatë natës, në Lagjen “11 Nëntori” Elbasan , dyshohet të ketë vjedhur me thyerje dyqanin ushqimor të shtetases A.H. Më datë 17.03.2018, gjatë natës, në Lagjen “Dyli Haxhire” Elbasan, dyshohet të ketë vjedhur me thyerje magazinën e shtetasit L.Z. Më datë 23.03.2018 gjatë natës, në Lagjen “Syrja Dylgjeri” Elbasan, dyshohet të ketë vjedhur me thyerje lokalin “Bar Kafe” të shtetasit A.H.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet