Kavajë, vret bashkëshorten me thikë për arsye banale

Një krim në famije është shënuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në fshatin Karpen të Kavajës. Shtetasi 57 vjeç ka qëlluar disa herë me thikë bashkëshorten e tij, Sose Metushi 50 vjeç për motive banale. Ngjarja ndodhi në shtëpinë e bashkëshortëve rreth orës 11:00 të natës dhe sherri dyshohet të ketë nisur nga një punë e vogël e cila zonja e shtëpisë nuk e kishte përfunduar ende. Sipas të afërmve, kjo familje vuante nga varfëria ndaj dhe zënkat ishin mjaft të shpeshta. Por kjo e fundit rezultoi fatale për bashkëshorten, e cila humbi jetën gjatë rrugës për në spital pasi nuk mundi ti rezistojë plagëve të marra. Policia bëri të mundur arrestimin e autort i cili nuk bëri rezistencë dhe po merret në pyetje në komisariat.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet