Konflikti në Sarandë: plagosen të rinjtë, një viktimë

Një person është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur pas një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Borsh të Sarandës. Ngjarja ndodhi pas mesnate. Si pasojë është plagosur Premtim Brega, 31 vjeç banues në Borsh, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital. Të plagosur kanë mbetur dhe shtetasit E.O 24 vjeç, D.K 24 vjeç dhe E.M 23 vjeç, të tre banues në Borsh. Ata ndodhen në spitalin e Sarandës nën kujdesin e mjekëve. Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se E.O ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa dy të tjerët kanë pësuar dëmtime të lehta. Pas kësaj është kapur R.Sh 19 vjeç, banues në Vlorë dhe janë shpallur në kërkim N.H 20 vjeç dhe Xh.M.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet