Kuçovë, gjendet i vetëvarur një person

Një person është gjetur i vetëvarur në kasollen pranë banesës së tij, në qytetin e Kuçovës. Shtetasi është zbuluar nga persona të tjerë të familjes. Grupi hetimor si dhe eksperti mjeko-ligjor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se shtetasi H.A, 67 vjeç, dyshohet se është vetëvarur në kasollen pranë banesës së tij. Nga kqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera nga ndonjë faktor tjetër. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet