Lidhje e paligjshme e energjisë, 7 kallëzime në një ditë

Shkodra e përmbytur ndërsa OSHEE zbulon vjedhje të energjisë në lagje

Teksa në Shkodër vëmendja e qeverise dhe e opozitës është përqëndruar te përmbytjet dhe ardhja në ndihmë e familjeve që janë mbuluar nga uji, ndryshe ndodh në disa lagje të këtij qyteti, ku në prokuroi në një ditë janë referuar 7 kallëzime penale për vjedhje të energjisë elektrike.

Të gjithë kryefamiljarët që banojnë në lagje të ndryshme të Shkodrës akuzohen për të njëjtën vepër penale. Sipas një njoftimi për shtyp të policisë mësohet se punonjësit e kompanisë OSHEE-së, kanë konstatuar rilidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Ndërsa në disa shtëpi të tjera këta punonjë gjatë verifikimeve kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.Të gjithë kryefamiljarët dhe një kryefamiljare tashmë do të hetohen nga prokuroria e Shkodrës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet