Luan Mara akuzohet se vrau vëllain, kunatën dhe nipin në 2006

Luan Mara ka marrë të njëjtin dënim, atë të burgimit të përjetshëm pasi akuzohet së ka vrarë vëllin, nusen e vëllait që ishte shtatëzën si dhe djalin e tyre. Gjykata e Beratit, që rigjykoi dosjen e tij pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të prillit të vitit të vitit 2016 ka dhënë të njëjtin vendim për krimin në familje.

Dosja që njihet me emrin “Masakra e Kozares” është rikthyer edhe njëherë tjetër nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2011. Në të dyja rastet ky organ gjykues ka kërkuar rigjykim të Luan Marës, duke e konsideruar procesin si të parregullt me shkelje ligjore të rënda. Luan Mara u dënua për ngjarjen e rëndë të 9 shkurtit të vitit 2006, në fshatin Havaleas, në atë kohë pjesë e Komunës së Kozares, kur u vranë vëllai i Luanit, Shpëtimi, bashkëshortja e Shpëtimit, Floria, që ishte shtatzënë dhe djalit i çiftit, Artioli.

Vetë familjarët shfajësojnë Luanin dhe deklarojnë se videoja ku ai pohon kryerjen e masakrës në polici është bërë në kushtet e rënda psikologjike si pasojë e dhunës policore në atë kohë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet