Mikrobusi me nxënës del nga rruga, 10 të plagosur

Skrapar, një nxënëse në gjendje të rëndë drejt Traumës

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Skrapar, ku një furgon që transportonte nxënës shkolle ka dalë nga rruga dhe për pasojë 10 nxënës janë plagosur. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vëndreshë. Policia sqaron se 4 nxënës 17-vjeçarë janë dërguar në spitalin e Beratit, një tjetër është nisur për në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa 5 të tjerë janë në Spitalin e Skraparit pasi nuk kanë rrezik për jetën. Sipas një njoftimi për shtyp të policsisë mësohet se në orën 07:35, mjeti me targa AA 445 KE me drejtues shtetasin me iniciale A.H, që transportonte nxënës shkolle nga fshatrat Buzuq dhe Orizaj për në shkollën e Çorovodës, ka dalë nga rruga. Për pasojë nxënësit E.K, 17 vjeçe , A.K, 17 vjeçe, R.H, 17 vjeç dhe B.H, 17 vjeç po dërgohen në Spitalin Rajonal Berat për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa nxënësja R.K, 18 vjeçe, po transportohet në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar. Janë lënduar lehtë edhe 5 nxënës të tjerë të cilët ndodhen në Spitalin e Corovodës, për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetiti dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e ngjarjes.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet