Minat me telefon, policia kontrolle në dyqanet e celularëve

Pas rastit të fundit në Tiranë uniformat blu më vigjilente

Minat me celularë vitet e fundit kanë pësuar një rritje në përdorimin nga persona me precedent penal për të kryer vrasje apo edhe krime të tjera. Por duke marrë shkak edhe nga rasti me i fundit, ku një person është plagosur duke montuar mina me celularë në dyqanin që posedonte sepse i ka shpërthyer ne dore lënda plasëse, policia e shetit do të nisë një fushatë kontrolli në të gjithë dyqanet që riparojnë celulare. Burime nga policia e Shtetit bën me dije se policia në Tiranë, por edhe ne qytete të tjera do të nisin në ditët në vijim kontrolle në të gjitha ato dyqane që riparojnë telefona celulare. Të gjithë këto pika do të jenë në vëzhgim dhe monitorimin e policisë dhe kjo e fundit do të ushtrojë kontrolle të here pas hershme nese do të lindin dyshime të arsyeshme se në këto ambinete mund të përdoren nga pronarët, apo edhe punonjësit për montimin e minave me celulare. Edhe kjo duke marrë shkas nga rasti më i fundit ku pronari i një dyqani celularësh i shpërtheu lënda plasëse teksa po e montonte në një celularë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet