Minuta paniku, 51-vjeçari gjen granatën në makinë

Shërbimet e Njësisë Antieksploziv çaktivizojnë granatën, në kërkim autori

Shërbimet e Njësisë Antieksploziv kanë bërë çaktivizim e një granate dorë në fshatin Katjel, Prrenjas. Sipas një njoftimi për shtyp të policisë mësohet se shtetasi me iniciale I.B., 51 vjeç ka parë se në mjetin e tij tip “Volkswagen” ka konstatuar një qese plastmasi ku në të ishte e mbështjellë një send metalik si ajo e granatës së dorës. Më pas ai ka lajmëruar policinë dhe në vendin e ngjarjes kanë shkuar Shërbimet e Njësisë Antieksploziv, të cilër bën çaktivizimin e granatës së dorës. Ndërkohë që mësohet se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet