Moti i keq rrezikon skafin në det: shpëtohen nga policia

Katër turistë rrezikuan jetën e tyre për shkak të motit të keq në kohën kur ndodheshin në det të hapur më skaf. Ngjarja kishte ndodhur në Sarandë. Të përfshirë në këtë ngjarje B.S, L.V, F.B dhe A.A. Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Roja Bregdetare pas marrjes së sinjalizimit për ndihmë janë nisur në drejtim të zonën ku kishin mbetur me mjetin lundrues skaf, katër shtetas suedezë të cilët kërkuan ndihmën e policisë, pasi deti ishte me shumë dallgë dhe rrezikonin të mbyteshin. Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur dhënien e ndihmës duke e nxjerrë në breg të detit turistët së bashku me mjetin lundrues. Turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet