Në kërkim ndërkombëtar nga SHBA, kapet në Tiranë

Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SHBA është arrestuar nga Sektori Kundër Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me DVP Fier dhe Prokurorinë e Përgjithshme. I arrestuari është shtetasi Aldo Ymeraj, 25 vjeç, lindur dhe banues në Fier. Ndaj këtij shtetasi, ka një urdhër arresti nga SHBA, për vepra të ndryshme penale në fushën e krimit kibernetik, pjesëtar i një organizate kriminale që shiste të dhëna të vjedhura kartash krediti në thellësi të internetit, duke u shkaktuar konsumatorëve një humbje prej 530 milionë dollarësh.

Ymeraj bënte pjesë në një grup prej 36 persona, 13 prej të cilëve janë arrestuar në Shtetet e Bashkuara, Australi, Britani, Francë, Itali, Kosovë dhe Serbi. Grupi i quajtur Infraud, ishte krijuar në vitin 2010 nga Svyatoslav Bondarenko, një 34 vjeçar ukrainas dhe përdorte një forum në internet për të blerë dhe shitur karta krediti dhe llogari bankare të vjedhura, numra të sigurimeve shoqërore dhe informacione të tjera personale.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet