Përndiqte një burrë, pranga 30-vjeçares nga Tirana

Policia arreston dhe heton dy burra për përndjekje

Përndjekja dhe shqetësimi i një 41-vjecari ka dërguar në qeli një 30-vjecare nga Tirana. Sipas një njoftimi për shtyp bëhet me dije se është arrestur në flagrancë shtetasja me iniciale L.Y, 30 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në bulevardin “Zogu i Parë”, dyshohet se sistematikisht ka shqetësuar dhe përndjekur, shtetasin E.T, 41 vjeç. Ky i fundit ka bërë kallëzim në polici, e cila ka bërë edhe prangosjen e vajzës. Ndërkohë që po në kryeqytet u arrestua në flagrancë shtetasi me iniciale B.D 20 vjeç, pasi më datë 08.03.2018 në banesë, ka përndjekur shtetasen N.M, 20 vjeçe duke i shkaktuar gjendje të rëndë ankthi dhe frike. Ndërsa shtetasi L.Ç 39 vjeç do të ndiqet në gjendje të lirë pasi në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike dhe ka kanosur nëpërmjet telefonit ish-bashkëshorten, K.Ç, 29 vjeçe.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet