Policia kap minorenin, kishte vjedhur 12 shtëpi në Durrës

Operacion i koduar Minoreni2, çoi në arrestimin e J.P 16 vjeç, banor i fshatit Shenavlash në Durres. Pas një pune 2 mujore, policia arriti të dokumentonte rreth 12 vjedhje që minoreni kishte bërë në Durres dhe Shijak. Në pjesën më të madhe ai kishte vjedhur orendi shtëpiake, televizorë, bizhuteri, para. Në dosjen e minorenit rrezojnë dhe dyqane të vjedhura pasi thyente xhamat, apo thjesht cigare aty këtu. Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale"Vjedhja"e kryer më shumë se një herë parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet