Policia kap të shumë kërkuarin për trafikim të lëndëve narkotike

Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar "MYZË". Si rezultat i këtij operacioni, u vu në pranga shtetasi Marko Bushi, 41 vjeç, banues në Urakë, Burrel. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim që nga vitit 2016 pasi gjatë një kontrolli territori për kultivim të bimëve narkotike u gjetën në fshatin Myzë, bashkia Mat, dy parcela të kultivuara me bimë narkotike ku u asgjësuan gjithsej 10 480 bimë Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve të kryera është bërë i mundur identifikimi i autorit, dokumentimi i veprimtarisë kriminale të tij dhe grupit që ai drejtonte në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas ishte në rolin e organizatorit të grupit kriminal. Vijon puna për dokumentimin e plotë dhe kapjen e personave të tjerë të këtij grupi kriminal.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet